Vrasja e sulmuesit të policit, Serbia dërgon shenjat e gishtërinjve në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
449241150_1005415927634490_1413789289419838844_n
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Lidhur me rastin e pretenduar nga Serbia të vrasjes së një qytetari të Kosovës në Serbi, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka bërë të ditur se janë njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor - ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22 korrik kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi.

Në komunikatë thuhet se “të njëjtat shenja së bashku me shenjat e gishtërinjve të qytetarit të Kosovës, Faton Hajrizi, janë përcjellë në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, ku pas krahasimit nga AKF, ILECU ka pranuar përgjigje se këto gjurmë i përkasin qytetarit të raportuar si i vrarë, Faton Hajrizi.”

Duke lutur opinionin që të gjitha këto lajme nga Serbia të merren me rezervë deri në konfirmimin e plotë të tyre, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës “do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast.”

Gërvalla: Trupi i Fatonit të kthehet sa më shpejt në Kosovë • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025