Gërvalla: Trupi i Fatonit të kthehet sa më shpejt në Kosovë
Lexohet për: 1 min.
rf23r32
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka deklaruar se trupi i Faton Hajrizit, i vrarë nga policia serbe, duhet të kthehet sa më shpejt në Kosovë.

Ajo tha për Klan Kosovën se të gjitha temat për rastin e Faton Hajrizit i kanë adresuar edhe te partnerët ndërkombëtarë.

“Kemi adresuar të gjitha temat edhe te partnerët ndërkombëtarë, sepse së paku trupi i qytetarit tonë do të duhej të kthehej sa më shpejt në Kosovë, do të duhej t’i kthehej familjes. Zyra Ndërlidhëse ka kontaktuar institucionet në Serbi dhe sapo kemi një konfirmim të saktë të informacioneve, ne do ta ndajmë me publikun”, tha Gërvalla.

Faton Hajrizi u vra dje nga policia serbe pasi dyshohet se të mërkurën vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër në Serbi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024