Vrasja e policit, Vuçiq: Po kontrolloj lajmet jozyrtare nga Kina
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është duke e “kontrolluar” lajmet jozyrtare që ka marrë nga Kina, që kanë të bëjnë me kërkimin e të dyshuarit për vrasjen e një polici dhe plagosjen e kolegut të tij në afërsi të Loznicës.

Vuçiq ka konfirmuar se ka marrë informacion nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë (MPB) për arrestimin e të dyshuarit për organizimin e transportit të autorit të vrasjes së policit nga Presheva për në Loznicë.

“Tani po kontrolloj disa lajme jozyrtare që kam marrë nga Kina, shpresoj se gjithçka do të jetë mirë”, tha Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024