Vrasja e policit serb, personi i arrestuar kishte qenë i dënuar për kontrabandë me narkotikë
Lexohet për: 2 min.
t34t43
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Ivana Radovanoviq nga Mlladenovci, e cila u arrestua sot pas vrasjes së një polici serb dje në Loznicë, është gruaja e Zoran Radovanoviq, i dënuar me tetë vjet burg në Serbi në vitin 2019 për kontrabandë me kanabis nga Serbia në Turqi.

Një polic iu nënshtrua plagëve të marra, ndërsa një tjetër u plagos rëndë në të shtënat e natës në Loznicë.  Vazhdojnë kërkimet për kapjen e autorit, i cili fillimisht u identifikua si Artan Hajrizi.

Policia e Serbisë ka arrestuar të dyshuarin për transportimin e autorit të vrasjes nga Presheva në Loznicë, si dhe gruan e tij si asistente.

Çifti bashkëshortor i arrestuar janë Ivana dhe Zoran Radovanoviq. Radovanoviq, është liruar me kusht nga Gjykata e Lartë në Beograd dhe më pas është arratisur.

Radovanoviq është arrestuar sot në Bjelina dhe ka përdorur dokumente të falsifikuara në emër të Marko Markoviqit.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se në Bjelinë është arrestuar i dyshuari për transportimin e autorit të vrasjes nga Presheva në Loznicë, si dhe bashkëshortja e tij I.R. si ndihmëse, transmetojnë mediat serbe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025