Vrasja e gruas në Pejë, kërkohet që Presidentja Osmani ta ftojë Këshillin shtetëror të Sigurisë
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, pas vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj në Pejë, kanë protestuar në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet nën organizimin e presidentes Vjosa Osmani.
Përmes një baneri gjigand, ata kanë kërkuar të anulohet ky forum, derisa në Kosovë po vriten gratë.
Aktivistja Liridona Sijarina kërkoi nga presidentja Osmani ta ftojë Këshillin e Sigurisë dhe të shpallë gjendje emergjente.
Ajo u shpreh se kishin kërkuar që të hyjnë brenda që të përballen me presidentet dhe t’i tregojnë se duhet në mënyrë urgjente të thirret mbledhja e Këshillit të Sigurisë e të shpallet gjendje emergjente.
Ndërkaq ajo tha se shteti është duke e treguar fytyrën e tij se si po i trajton aktivistët si rrezik, e jo ata burra që po i vrasin gratë.
Sijarina tha se ata duhet që t’i dëgjojnë thirrjet e forumit, e derisa shteti të vazhdojë të mbajë konferenca të mbyllura, ato nuk do të heshtin.