Sot do të mbahet vrapimi për shëndetin dhe ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit "Race for the cure".
Vrapimi nis në orën 11:00, nga sheshi "Ibrahim Rugova".
Ndërkohë, kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama k ashkruar se do të vrapojnë për një kauzë shumë të rëndësishme, për shëndetin, për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit.
“Të gjithë bashkë mund të bëjmë shumë. Ju lutem të shtrenjtat tona nëna, të dashura motra e gra, bëjini kontrollet mjekësore, bëjeni mamografinë, të cilën mund ta bëni falas në tri Qendra të Mjekësisë Familjare. Kontrollet dhe zbulimi i hershëm i sëmundjes mund të shpëtojnë jetë. Ne do të ofrojmë mamografinë falas gjatë tetorit edhe për qytetarët nga Lipjani e gjatë javës do të ua mundësojmë edhe banorëve të dy komunave tjera, të cilat do t'i zyrtarizojmë gjatë javës”, ka shkruar ai.