Sonda hapësinore Voyager 1 transmetoi një mesazh të kuptueshëm në Tokë për herë të parë pas disa muajsh pasi inxhinierët e NASA-s rregulluan një problem komunikimi në satelitin 47-vjeçar, njoftoi të martën agjencia hapësinore amerikane.
I nisur në vitin 1977, Voyager 1 ka vazhduar misionin e tij në hapësirën e thellë si objekti më i largët, 24.1 miliardë kilometra (mbi 14.9 miliardë milje) nga Toka.
Për shkak të pozicionit të tij ndëryjor, sinjaleve nga Voyager 1 u duhen 20 orë e 33 minuta për të arritur planetin tonë, duke rezultuar në një udhëtim gati dy-ditor vajtje-ardhje për mesazhe ndërmjet tij dhe NASA-s.
Ndërkohë, agjencia hapësinore po përpiqet të rimarrë një sinjal nga anija kozmike Voyager 2 pasi humbi komunikimin pas dërgimit të një komande të pasaktë. /AA/