Voton Hamza, fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Bedri Hamza
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza bashkë me familjen e tij kanë votuar në Mitrovicë, në qendrën e votimit në “Andon Zako”.

Hamza u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar.

“Unë bashkë me bashkëshorten Remen, dy vajzat, Doruntinën dhe Diellzën dhe djalin Ensarin e shfrytëzuam të drejtën për të votuar. I lus të gjithë qytetarët e Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë, të drejtën e tyre demokratike për të votuar, për ta zgjedhur qeverinë për 4 vitet e ardhshme. Uroj që gjithçka të shkojë mirë, besoj që gjithçka do të shkojë mirë. Nuk ka asnjë arsye dhe në fund sovrani vendos, qytetarët votojnë...Nuk kam asnjë informacion që ka parregullësi”, tha Hamza./KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025