Votim digjital në këshillat lokal në Prishtinë
Lexohet për: 2 min.
votimi-160624
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Për herë të parë në këshillat lokal të organizuara nga Komuna e Prishtinës, ka filluar të bëhet votimi në mënyrë të fshehtë digjitale, i cili përbëhet përmes një softueri që ka ndërtuar komuna dhe i cili është pritur mirë nga qytetarët.

Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës Vigan Kastrati, ka thënë për KosovaPress, se ky është një hap i madh për të gjithë Kosovën sepse ka shumë shtete të Evropës dhe botës të cilët votojnë në mënyrë digjitale, andaj reagimet e qytetarëve kanë qenë të mira.

“Kjo është një votim i cili kemi filluar tani për këshilla lokalë, është votim digjital i cili përbëhet përmes një softueri të cilin e kemi ndërtuar. Gjithashtu, është edhe një aparaturë të cilën vetëm se e kemi pasur në komunë edhe e kemi rishfryëtzuar për këtë metodë. E mira e kësaj është që qytetarët po i besojnë votimit digjital, kjo është një hap i madh në përgjithësi për të gjithë Kosovën sepse ka shumë shtete të Evropës dhe botës të cilët votojnë në mënyrë digjitale, andaj reagimet e qytetarëve kanë qenë të mira. Kemi pasur edhe shumë kërkesa prej qytetarëve që besojnë se votimet e nivelit lokal apo qendrorë duhet me qenë në pjesën digjitale”, ka thënë Katrati.

Kastrati ka theksuar se nuk po ka probleme me qytetarët, vetëm disa incidente të vogla teknike.

Gjithashtu, ai ka paralajmëruar për një projekt të ri në bashkëpunim me USAID në Kosovë, të cilët janë duke e ndërtuar një aplikacion që do të jetë në shërbim të qytetarëve, përmes të cilit ata do mund të informohen rreth shfaqjeve artistike, informata për bashkësi lokale, për rrugë të mbyllura, gropa dhe përmbajte tjera të shumta.

Kastrati është shprehur se përmes këtij aplikacioni qytetarët do mund të komunikojnë në njëfarë mënyre me Komunën e Prishtinës, duke lënë komentet e tyre.

Ky aplikacion pritet që të përfundojë brenda dy muajve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024