Von der Leyen në Kiev: Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë
Lexohet për: 3 min.
zelenski
2 vite më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen gjatë vizitës në Kiev vlerësoi përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në BE.

"Duhet të them, se procesi i antarësimit është në rrugë të mbarë", tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në Kiev, në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zhelenskyj në Kiev. "Eshtë impresionuese të shohësh, se me çfarë shpejtësie, vendosmërie dhe saktësie po avanconi ju." Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë në krah të saj.

Zhelenskyj tha, se Ukraina dëshiron të hyjë përpara anëtarësimit të synuar në BE në tregun e brendshëm, që mundëson qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. "Unë jam i sigurt, se kjo do të ndodhë dhe do të jetë një ndër fitoret më të rëndësishme të vendit tonë", u shpreh me besim Zhelenskyj.

BE-ja në qershor 2022 zyrtarisht e pranoi Ukrainën në grupin e vendeve kandidate.Bisedimet e mëtejshme mund të fillojnë, vetëm pasi vendi të ketë zbatuar reformat në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal javën e kaluar në Bruksel deklaroi, se vendi i tij deri në fund të vitit do të përmbushë kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

Banka Europiane e Investimeve (EIB) i ka paguar Ukrainës një pjesë të paketës së kredisë miliardëshe. 500 milionë eurot e transhit të parë të paketës kanë mbërritur në vendin e sulmuar nga Rusia, komunikoi Komisioni i BE-së. Me këto para do të riparohen rrugët e urat e dëmtuara si dhe infrastruktua hekurudhore. Edhe sipërmarrjet e rëndësishme shtetërore për ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave do të mbështeten.

EIB i ka premtuar Kievit në korrik një kredi prej gjithsej 1,59 miliardë euro, që do të mbështeten me garanci nga buxheti i BE-së. Nga kjo shumë janë parashikuar 1,05 miliardë euro si ndihmë emergjence, për të financuar riparimet - këtu bën pjesë edhe shuma e paguar tani si dhe 540 milionë euro për projektete ekzistuese, që Banka e BE-së i ka mbështetur më parë. Banka e Investimeve i ka paguar më parë Ukrainës edhe kredi emergjence në vlerën mbi 668 milionë euro. Përveç këtyre kredive Ukraina merr edhe para direkt nga BE-ja./DW

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024