Von Der Leyen: Marrëveshja e Ohrit bazë për pajtimin, Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut
Lexohet për: 3 min.
konferenca-rama-ursula-151023
1 vit më parë
Linku u kopjua

Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen ka deklaruar se Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë të Bashkimit Evropian, por është shumë e rëndësishme që të dy vendet të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien e tyre dhe kjo është e vetmja mënyrë me anën e angazhimit, bashkëpunimit dhe vendi i duhur për këtë është dialogu i BE-së.

 Von Der Leyen gjatë një konferencë për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se rrugëtimi i Shqipërisë po ecën me sukses për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ajo tha se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezën e dialogut.

“Marrëveshja e Ohrit ato që u arritën në shkurt dhe mars janë baza, themeli për pajtimin nëpërmjet dialogut të BE-së. Është shumë e rëndësishme që si Kosova  ashtu edhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien e tyre dhe kjo është e vetmja mënyrë me anën e angazhimit, bashkëpunimit dhe vendi i duhur për këtë është dialogu i BE-së, sepse kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë të Bashkimit Evropian, pra pajtimi, bashkëpunimi, angazhimi tërësisht të domosdoshme dhe vendi për ta bërë këtë është dialogu i BE-së”, tha ajo.

Von Der Leyen tha se në samitin e nesërm nuk do të ketë ndonjë deklaratë lidhur me sulmin terroristë serb të ndodhur më 24 shtator në veri të Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama falënderoi Von Der Leyen për mbështetjen që i ka bërë çdoherë Shqipërisë, duke përmendur sidomos faktin e kontributit të saj pas tërmetit që ndodhi në Shqipëri.

Ai tha se patjetër që është diskutuar edhe për zhvillimet në rajon dhe domosdoshmërinë e një ecje të përbashkët duke shfrytëzuar kapacitetet e Procesit të Berlinit.

Rama duke folur për samitin në të cilin do të marrë pjesë edhe kryeministrat nga Kosova dhe Serbia, gjë që është takimi i parë pas asaj që ndodhi në veri, tha se samiti nuk zgjidh çështjet në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Samitet e këtij procesi nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale por në programin e samitit, që është përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me kancelarinë gjermane, dreka e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve cilësore në rajon. Pra hapësira për një diskutim të hapur në mes të pranishmëve është e programuar por nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për problemet që siç e tha presidentja janë probleme që trajhto0hen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e Bashkimit Evropian”, tha ai.  

Ursula Von Der Leyen është zyrtarja e parë e BE-së që erdhi në Shqipëri një ditë para samitit, ku u prit këtë të diel në aeroportin “Nënë Tereza” nga ministrja e Shtetit Elisa Spiropali.

Ajo ka takuar edhe presidentin Bajram Begaj, i cili shfrytëzoi përshëndeti qëndrimet e Bashkimit Evropian për stabilizimin e paqes në rajon, duke kërkuar që të ndëshkohet sulmi terrorist serb i 24 shtatorit ndaj një vendi sovran siç është Kosova dhe destabilizim të të gjithë rajonit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024