Von Cramon: Zgjedhjet në Serbi të manipuluara e të vjedhura, të bëhet hetim ndërkombëtar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se në përvojën e saj 20-vjeçare si vëzhguese ndërkombëtare e zgjedhjeve, kurrë nuk ka qenë dëshmitare apo të kishte parë diçka si në zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi.

Ajo në fjalimin e saj në Parlamentin Evropiane, të cilin e ka postuar në rrjetin social X, ka deklaruar se zgjedhjet në Serbi janë të manipuluara dhe të vjedhura.

“Le të jemi të qartë: këto zgjedhje janë të manipuluara dhe të vjedhura. Opozita e bashkuar mund të kishte fituar në Beograd, nëse mijëra nuk do të silleshin që ri-regjistroheshin apo do t’u bëheshin presion për të votuar për SNS-në. Të dashur qytetarë të Serbisë, Parlamenti Evropian qëndron me ju. Së pari, ne kërkojmë një hetim të paanshëm ndërkombëtar së bashku me OSBE-në siç ishte rasti në Serbi pas zgjedhjeve të vitit 1996”, tha von Cramon.

Ajo shtoi se është në interesin e të gjithëve të shihet një Serbi demokratike dhe evropiane, e cila do ta udhëheqë gjithë rajonin drejt Bashkimit Evropian.

https://twitter.com/i/status/1748054461929398377
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024