Von Cramon: Fitorja ndaj Putinit do të jetë fitore edhe për marrëveshjen e gjelbër në Evropë
Lexohet për: 3 min.
von
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë theksoi se krizat shpërfaqin pabarazitë ndaj grave.

Gjatë diskutimit për Integrimin e Ndryshimeve Klimatike dhe Fuqizimin Ekonomik të Grave, ministrja Rizvanolli ka folur për kohën e pandemisë, ku tha se gratë janë dëmtuar më së shumti në këtë periudhë.

"Gjatë pandemisë Covid-19, ndikimi te gratë ka qenë i pabarabartë. Për shembull të mbylljes, barra ka qenë ndryshe të gratë të cilat është dashur t'i bëjnë punët e shtëpisë. Kujdesi shëndetësor dhe familje, kur prindërit punonim nga shtëpia, kryesisht gratë kanë qenë që e kanë marrë kujdesin shtesë për fëmijët dhe të moshuarit. Nëse dikush është dashur të qëndrojë në shtëpi, ka qenë nëna. Pjesa më e shëmtuar ka qenë rritja e dhunës në familje...Dua të ngris disa të arritura, arsimi parauniversitar. Po ashtu, 40 për qind e grave ka qenë përfaqësimi në parlament. Shumica e grave tashmë nuk kanë pasur nevojë për kuotën dhe ky është një indikator i mirë i nxjerrë", ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se ka nevojë për kuota e diskriminim pozitiv që gratë të kenë mundësi për përfshirje.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon tha se fitorja ndaj Putinit do të jetë edhe fitore për agjendën e gjelbër në Evropë.

"Fitorja ndaj Putinit do të jetë një fitore potenciale edhe për marrëveshjen e gjelbër në Evropë. Duhet të kenë më shumë qasje në barazinë e energjinë, varfëria e energjisë do të ndikojë të gratë më së shumti. BE për herë të parë me një presidente grua të Komisionit, vendosi që të rikthehemi në një kontinent energjik, kjo është me rëndësi për shkak të varësisë në fosile. Fosilet do të ruajnë dhe mbizotërojnë dhe të do decentralizojnë qasjen për pjesëmarrje më të barabartë të grave. Me këtë qasje, ne përfshijmë kuota politike të grave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Principi kryesor nuk është vetëm për shkak të ndryshimit klimatik por është edhe balanca gjinore. Ne duhet të mbështesim ato gra që nuk kanë guxim të flasin për të drejtat e tyre dhe nuk kanë zë", ka deklaruar ajo në këtë panel”, tha ajo.

E ish-përfaqësuesja speciale për gratë, paqen dhe sigurinë e sekretarit gjeneral të NATO-, Clare Hutchinson tha se kërcënimet e sotme janë ekonomike, klima, mjedisi e siguria,  kibernetike, terrorizmi që ndikojnë te gratë. Hutchinson theksoi se gratë ndikohen më shumë se burrat edhe nga temperaturat e përmbytjet.

"Uji dhe nxehtësia- kur ka përmbytje nga uji, njerëzit që mbesin e kujdesen për fëmijët e të moshuarit janë gratë. Kemi më shumë vdekje dhe përmbytje të grave...50 për qind e grave kanë më shumë vdekje se sa burrat nga nxehtësia. Në Kombet e Bashkuara e kemi pasur një rast të rritjes së grave që po pinin shumë ujë se temperaturat po rriteshin", tha ajo.

Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë do të përmbyll punimet pasditen e sotme. Ky është edicioni i parë, ku po marrin pjesë mbi 30 shtete të botës me rreth 500 pjesëmarrës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025