Volkswagen po përgatit 16 modele të reja deri më 2028
Lexohet për: 1 min.
VW
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Volkswagen po zgjeron operacionet e saj në Brazil dhe po rrit investimet tashmë të planifikuara nga shtatë miliardë real, një valutë kombëtare braziliane, deri në vitin 2026 në 16 miliardë real, përkatësisht rreth tre miliard euro deri 2028, njoftoi sot Volkswagen do Brasil.

Deri në vitin 2028, kompania do të prezantojë 16 modele të reja, duke përfshirë automjete hibride dhe elektrike.

"Volkswagen do Brasil mund të shikojë prapa në 70 vitet e suksesshme: Ne ishim marka që rritëm shitjet më së shumti në 2023 dhe jemi lider në segmentet më të rëndësishme të SUV-ve, si dhe makinave të pasagjerëve në Brazil," tha kryeshefi ekzekutiv Ciro Possobom, duke shtuar se Volkswagen nënvizon besimin e tij në Brazil dhe më shumë se dyfishon investimet e tij.

Vitin e kaluar, kompania rriti shitjet e saj në Brazil me 29.5 për qind në 345,039 automjete, sipas të dhënave të saj.

Me një pjesë tregu prej 15.8 për qind, Volkswagen do Brasil është pas Fiat-it në Brazil dhe Volkswagen Polo ishte makina më e shitur në këtë vend vitin e kaluar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025