Volejbolli i femrave, përfundon sezoni i rregullt në Superligën A
Lexohet për: 2 min.
8-FVK
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar ndeshjet e fundit, respektivisht të xhiros së 10 të Superligës A të femrave në volejboll, ku tani është mbyllur sezoni i rregullt.

Në xhiron e fundit, Drita e mposhti Fushë Kosovën me rezultat 3:0, ndërsa me rezultat të njëjtë u mposht Feronikeli nga skuadra e Skenderaj, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, krahas këtyre dy përballjeve u zhvillua edhe takimi mes Fer Volley dhe M. Technologie, në të cilën nikoqirët u treguan më të fortë duke triumfuar me rezultat 3:1.

Pas 10 xhirove të zhvilluara, tabelën e kryeson klubi i Dritës me 51 pikë, katër sosh më shumë se vendi i dytë Fer Volley, kurse Top 4 e mbyllin M. Technologie dhe Skenderaj.

Ndërkaq, në fazën e Playoff-it që fillon më datat 20 dhe 21 prill, do të kemi dy përballje interesante, ku Drita e pret në shtëpi Skenderajn, kurse M. Technologie do të jetë mysafire e Fer Volley.

Më poshtë i gjeni rezultatet e xhiros së 10 në Superligën A të femrave, dhe çiftet e fazës së Playoff-it

Superliga A femrat – xhiro e 10

Drita 3:0 Fushë Kosova

Feronikeli 0:3 Skenderaj

Fer Volley 3:1 M. Technologie

Faza e Playoff-it

Drita – Skenderaj

Fer Volley – M. Technologie

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024