Vodhi në një barnatore në Rahovec, identifikohet i dyshuari
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka identifikuar personin i cili dyshohet për vjedhje në një barnatore në Rahovec.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me datën 01.07.2024 ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikimin e një personi të dyshuar, paraqitur me fotografi, dhe i cili ishte i dyshuar për veprën penale “vjedhje” në një barnatore në qytetin e Rahovecit. Stacioni Policor në Rahovec, falë bashkëpunimit me qytetarë dhe media, pas publikimit të fotografisë së personit të dyshuar, ka arritur që për një kohë të shkurtër të siguroj informacion për identitetin dhe vendndodhjen e tij. Me datën 02.07.2024 është intervistuar i dyshuari me inicialet B. S., mashkull kosovar i lindur në vitit 1961, mbi dyshimin e përfshirjes në rastin e vjedhjes së raportuar. Me vendim të prokurorit të shtetit, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim ky i cili kontribuon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024