Numër i madh i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë ende nuk janë drejtuar te komisioni qeveritar për të kërkuar statusin e tyre që u takon me ligj. Andaj po vlerësohet se afati për aplikim në këtë komision, i cili përfundon ligjërisht në shkurt të vitit 2023, të shtyhet në mënyrë që ofrohet mundësi më e të gjatë kohore që viktimat të aplikojnë për statusin e tyre. Nevoja për këtë u theksua në Konferencën Mobilizimi i komunitetit lokal për fuqizimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës në Kosovë, Leonora Selmani tha se deri tani janë mbi 1800 aplikime derisa theksoi se po rritet numri i personave që po lajmërohen e që në kohën e luftës kanë qenë të mitur.
Ndërsa drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se në kohën kur është përcaktuar 5 vjet afat kohor për të aplikuar ka qenë periudhë kur stigma ishte në kulm.
Ai shtoi se nuk duhet lejuar vakume ligjore por duhet të ketë mundësi për aplikim deri në viktimën e fundit që identifikohet.
Në këtë konferencë u theksua rëndësia e bashkëpunimit me institucionet lokale.
“Fokusi kryesor do të duhej të ishte me rritë debatin por njëkohësisht ai debat nëse prej të gjithëve besoj ka me ardhur rekomandim pastaj do të jetë edhe për qeverinë pak më shtytëse për me vazhdu afatin e aplikacionit për këto kategori, për arsye se mendoj qe vetëm edhe një nëse nuk arrijmë me bindë me u regjistru gjatë kësaj periudhe, ne duhet me luftu që me shty afatin, vetëm edhe një person nëse ka mbetur jashtë kësaj përfshirje ne duhet me luftu me shty sepse në këtë proces edhe një individ është i rëndësishëm. Këtu flitet për individë rëndësia e të cilëve veç e veç është shumë e rëndësishme. Prandaj jam këtu sot që në emër edhe të kryetarit Rama me shpreh gatishmërinë tonë që të zgjatet afati pasi që mendoni se ne duhet të jemi pjesë e këtyre fazave të luajmë rolin tonë që na takon në këtë proces”, tha drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinë, Izet Sadiku./G. Kadrija