Rukola është një barishte me dhunti të shumta për shëndetin e mirë. Ajo përdoret kryesisht në sallata, por edhe mund të gatuhet krahas perimeve të tjera. Shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që vendet e tjera të Mesdheut e kanë kultivuar këtë barishte prej më shumë kohësh.
Rukola i përket familjes botanike Cruciferae që përfshin brokolin, lakrën dhe lulelakrën. Rukola është plot me aq shumë vitamina, minerale dhe ushqyes, saqë është ndër të paktat që mbështet të gjitha sistemet e organizmit.
Kocka të forta
Vitamina K që gjendet tek rukola lufton inflamacionin dhe forcon shëndetin e kockave, duke parandaluar në të njëjtën mënyrë edhe shfaqjen dhe zhvillimin e artritit.Një vlerë e shtuar e vitaminës K është edhe ndihma që i jep organizmit për të përthithur kalciumin, duke i dhënë një mbështetje të fortë personave që vuajnë nga osteoartriti.
Vitamina C mbështet sistemin imunitar dhe shmang rreziqet e shfaqjes së infeksioneve dhe sëmundjeve. Sipas të dhënave vitamina C është në vetvete një mekanizëm që mbron, sulmon dhe shkatërron të gjitha radikalet e lira që shkaktojnë probleme të rrezikshme.
Vitamina A
Nivelet e hormoneve
Indole-3-Carbonol (I3C) është një përbërës, që sipas të dhënave shkencore ekuilibron nivelet e hormoneve. Rukola është e pasur me këtë përbërës.
Nëse e krahasojmë me ushqime të tjera siç janë spinaqi, bajamet, bimët bishtajore apo gjethet e panxharit, rukola përmban një sasi më të vogël të oksalatit. Kjo është një molekulë që parandalon përthithjen e kalciumit. Kjo e bën rukolën të dobishme për t’u konsumuar, sepse ushqyesit e saj sigurohen që kalciumi – një mineral jetësor për shëndetin – përthithet plotësisht.
Gurët në veshka
Shëndeti gjatë shtatëzanisë
Rukola është një barishte e sigurt për të gjitha femrat shtatzënë. AgroWeb.org tregon që acidi folik, një prej vitaminave të kompleksit B, ul rreziqet e formimit të defekteve në lindje për foshnjat e sapolindura.
Acidi pantotenik (vitamina B5) ka një ndikim të favorshëm kundër niveleve të larta të kolesterolit. Rukola ka potencialin të përmirësojë kolesterolin e mirë dhe të ulë kolesterolin e keq në trup.
Kundër helmeve dhe kimikateve
Rukola ka fuqinë të eliminojë pesticidet dhe herbicidet nga organizmi.
Si ta përfshini më shumë rukolën në ushqimin tuaj
Përdoreni me produkte deti të gatuara në zgarë.
Prijeni hollë dhe hidheni në pica ose makarona përpara se t’i servirni.
Përgatisni panine me djathë, rukola dhe domate.
Prijeni hollë dhe përdoreni në omletë, ose me djathë dhe patate të pjekur në furrë.
Shtojeni në perimet e kavërdisura, makarona, supa, dhe salca.