Vjosa Osmani për BE: Askush nuk duhet të ëndërrojë për rezultate të prekshme
Presidentja Vjosa Osmani në forumin global të sigurisë “GLOBSEC 2024” në Pragë, ka folur rreth ngecjes në procesin dialogues midis Kosovës-Serbisë dhe marrëdhëniet me SHBA-në.
Ajo ka thënë se dialogu ka ngecur pasi shtetet nuk po trajtohen në mënyrë të barabartë dhe se Serbia nuk po i përmbushë zotimet e saja teksa sa Kosova ka përmbushur detyrimet e veta.
E para e vendit ka theksuar se Kosova po mbahet nën masa ndëshkuese, andaj askush nuk duhet të presë rezultate të prekshme.
Duke folur mbi raportet me SHBA-të, presidentja Osmani ka thënë se dallimet nuk janë te synimet finale.
“Nuk ka mospajtime në faktin se Kosova dhe SHBA duan një Kosovë sovrane, të pavarur, të suksesshme, prosperuese, multietnike, të bazuar në Kushtetutë. Por, nganjëherë qasja drejt ruajtjes së Kosovës demokratike, sovrane dhe të fortë dhe se si e arrijmë atë, mund të dallojë”.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.