Arabia Saudite do ta mbajë në fuqi vendimin për ndalimin e alkoolit gjatë Kupës së Botës 2034, tha Khalid bin Bandar Al Saud, ambasadori i vendit pritës në Mbretërinë e Bashkuar.
Organi qeverisës global i futbollit FIFA shpalli zyrtarisht Arabinë Saudite si mikpritëse të Kupës së Botës 2034 në dhjetor.
"Shumë argëtim mund të bëhet pa alkool - nuk është 100% e nevojshme dhe nëse doni të pini pasi të largoheni, jeni të mirëpritur, por për momentin ne nuk kemi alkool," tha Khalid bin Bandar në një radio stacioni britanik “LBC” të mërkurën, përcjellë KosovaPress.
"Secili ka kulturën e vet. Ne jemi të lumtur që akomodojmë njerëzit brenda kufijve të kulturës sonë, por nuk duam ta ndryshojmë kulturën tonë për dikë tjetër", shtoi ai.Mbretëria ka investuar shumë në sport gjatë viteve të fundit përmes Fondit të saj të Investimeve Publike, i cili ka blerë klubin e Premier League Neëcastle United dhe ka themeluar turneun LIV Golf, duke sfiduar dominimin e PGA Tour me bazë në SHBA.
Kritikët, duke përfshirë grupet e të drejtave të grave dhe anëtarët e komunitetit LGBTQ, pretendojnë se po përdor PIF-në për të shpëlarë të dhënat e saj të të drejtave të njeriut.