Vjedhje në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë është kryer një vjedhje nga arka e postës, e cila gjendet brenda këtij objekti.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën ndërsa nga arka dyshohet të jenë vjedhur para të gatshme, pulla postare dhe SIM kartela.

Lidhur me këtë rast, deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar.

Qendra e regjistrimit Civil ndodhet në rrugën “Salih Çitaku” në Podujevë ndërsa edhe më herët ka qenë cak i veprave të tilla.

Një muaj më parë kishte ndodhur një vjedhje e rëndë në këtë qendër ku persona të panjohur kishin depërtuar me forcë dhe kishin vjedhur 5 mijë e 853 euro nga kasaforta e filialit.

https://kosovapress.com/admin/%E2%80%8Bvidhen-rreth-6-mije-euro-ne-qendren-e-regjistrimit-civil-ne-podujeve/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024