Putin e Kim Jong-un nënshkruan marrëveshje për mbrojtje reciproke në luftë
Bota
Lexohet për: 2 min.
Putin e Kim Jong-un nënshkruan marrëveshje për mbrojtje reciproke në luftë
Foto Arkivë
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar në ligj një marrëveshje partneriteti strategjik me Korenë  e Veriut që përfshin një dispozitë të mbrojtjes reciproke, sipas një dekreti të botuar të shtunën.

Marrëveshja, e nënshkruar në qershor nga Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un, pas samitit në Phenian, parashikon ndihmën e ndërsjellë të nënshkruesve në rast të një sulmi ushtarak. Dhoma e Lartë e Parlamentit rus ratifikoi traktatin këtë javë, ndërsa dhoma e ulët e miratoi atë muajin e kaluar.

Putin nënshkroi dekretin e ratifikimit, i cili tani është publikuar në faqen e internetit të qeverisë.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Phenianit janë afruar më shumë që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022. Sipas raporteve nga Koreja e Jugut dhe vendet perëndimore, Koreja e Veriut e ka furnizuar Rusinë me armë.

Ekspertët ukrainas të mjekësisë ligjore thonë se kanë gjetur gjurmë të armëve të Koresë së Veriut në vendet e sulmeve ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të enjten se Koreja e Veriut kishte dërguar 11 mijë trupa në Rusi dhe se disa forca veri-koreane kishin pësuar humbje në luftimet me trupat ukrainase në rajonin jugor rus Kursk. Rusia nuk e ka konfirmuar praninë e trupave të Koresë së Veriut.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024