Vizita e prindërve të Thaçit në Hagë, flet babai: Po na merr malli
Lexohet për: 2 min.
dqw
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Hashim Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Pas daljes nga Njësia e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara, babai i Thaçit, Haxhi Thaçi u shpreh i lumtur që e pa sërish djalin e tij, duke potencuar se po i mungojnë shumë vendit.

“Jemi të lumtur që na u dha rasti për të ardhur me pa djalin tonë, Hashimin. Na ka marrë malli për të. Na merr malli, se jemi mësuar me pa shpesh. Na mungon djali. Na mungojnë krejt  shokët e tij. I mungojnë venit, Kosovës”, tha ai.

Ai ndër të tjerash uroi që djali i tij të kthehet në Kosovë.

“Ishalla nuk shkon gjatë e kthehen të gjithë, jo veç djali jonë, po krejt këta shokët këtu, kthehen në shtëpi të veta, aty ku kanë punuar shumë për Kosovën që të bëhet e lirë e shtet i pavarur. I presim ne familja të na kthehen sa ma shpejt, i pret krejt shqiptaria. Ata e kanë vendin në Kosovë e jo këtu”, ka thënë ai.

Vizita e parë dhe e vetme e prindërve të Thaçit në Hagë ishte më 8 qershor 2022. Më 21 maj, është një prej seancave më të rëndësishme të procesit gjyqësor në rastin Thaçi dhe tjerët, ku pritet të rishqyrtohet edhe kohëzgjatja e gjykimit dhe numri i dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar. /KlanKosova

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024