Vizita e Bin Zayed, nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Vizita e Bin Zayed, nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara
8 orë më parë
Linku u kopjua

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë nënshkruar marrëveshje për  fushën e energjisë dhe projektin e “Qytetit Inteligjent” në Shqipëri.

Nënshkrimi i marrëveshjeve u bë sot gjatë një vizite të sheikut Mohammed bin Zayed në Tiranë, e para kjo në cilësinë e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, në krye të një delegacioni të nivelit të lartë.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe pritet me nderime shtetërore në Shqipëri • KosovaPress

Kryeministri Rama ka shkruar në Facebook se shkëmbimi i marrëveshjeve të nënshkruara janë në kuadër të bashkëpunimit midis Masdar, TAQA, KESH dhe OST për rritjen e prodhimit e të transmetimit të energjisë së pastër, si edhe i letrës së angazhimit për Projektin “Qytet Inteligjent”, që do të garantojë monitorimin e rrugëve e shkollave falë teknologjisë së lartë dhe ekspertizës së “Presight AI Ltd”.

Kujtojmë, kjo është vizita e dytë e Sheikut Bin Zayed në Shqipëri, pas asaj të vitit 1999 në Kukës, ku u strehuan mijëra qytetarë të Kosovës gjatë luftës.

Bin Zayed ishte donatori më i madh për fondin e rindërtimit pas tërmetit në Durrës dhe lagja e re në Spitallë është ndërtuar e gjitha prej tij. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025