Vitia: Së shpejti emërohen anëtarët e bordit të ShSKUK-së
Lexohet për: 3 min.
QKUK - Hyrja (1 of 2)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Edhe tri ditë bëhen një muaj prej kur bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, i ka skaduar mandati. Por, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thekson se procesi i emërimit të anëtarëve të këtij bordi është para përfundimit.

Megjithatë ky proces po kritikohet nga partitë opozitare të cilat po konsiderojnë se procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të  bordit të ShSKUK, po ballafaqohet konflikt interesi.

Vitia deklaroi se njërin nga emrat e këtij bordi janë në pritje të përgjigjes nga Agjencia Kundër Korrupsion për të parë se a ka konflikt interesi apo jo.

I pari i shëndetësisë kosovare, Arben Vitia u shpreh po ashtu se në krye të këtij bordi të ShSKUK-së, janë propozuar njerëz profesional që do ta përfaqësojnë më së miri këtë detyrë.

“Procesi është para përfundimit një nga anëtarët e bordit të cilin ne e kemi propozuar po presim nga institucionet relevante, konkretisht nga Agjencioni Anti-Korrupsion nëse ka konflikt interesi apo jo dhe sapo të kthehet dhe këtë e kemi dërguar para një kohe dhe sapo të kthehet përgjigjet, menjëherë do të procedohet... Kanë pretenduar disa se mund të jetë konflikt interesi për shkak se është zyrtar i lartë dhe për të sqaruar çdo dilemë, ne kemi dërguar në AKK dhe po presim përgjigje…Janë zgjedhur emrat më profesional dhe mendoj se do ta prezantojnë më së miri dhe do të jenë në nivel të detyrës në një organ shumë të rëndësishëm siç është bordi i ShSKUK-së“, u shpreh Vitia.

Ndërsa, anëtari i Komisionit për Shëndetësi nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu u shpreh se procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të ShSKUK-së, po ballafaqohet me konflikt interesi, prandaj nevojiten edhe interpretime nga Agjencia Kundër Korrupsion.

Deputeti i PDK-së e konsideron papërgjegjësi totale mënyrën se si qeveria po e menaxhon sektorin e shëndetësisë.

Edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj vlerëson se edhe ky proces po neglizhohet.

Sipas tij, është lluks i tepruar që institucionet shëndetësore të mbesin pa titullar.

Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar (SHSKUK) i ka skaduar mandati më datë 27 mars 2023. Bordi i cili është emëruar më datën  27.03.2020, e të cilit tashmë i ka skaduar mandati, ka qenë me këtë përbërje: Aida Rexhepi, Agreta Gecaj-Gashi, Vjollca Kodolli, Xhevat Jakupi, Enver Gashi dhe një përfaqësues i MSH-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024