Vitia: Përvoja e Izraelit do të jetë një ndihmesë e madhe për avancimin e shërbimeve publike
Lexohet për: 1 min.
IMG_2841 (1)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia bashkë me zv/ministren Dafina Gexha – Bunjaku, pritën në takim Ambasadoren e shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv.

Në takim me Ambasadoren Ziv, ministri Vitia u shpreh i gatshëm për thellimin e bashkëpunimit me shtetin e Izraelit në fushën e shëndetësisë.“Përvoja e shtetit të Izraelit do të jetë një ndihmesë e madhe për avancimin e shërbimeve publike, veçanërisht në sektorin e shërbimeve emergjente”, deklaroi ministri Vitia.

“Në takim u diskutua raporti me të gjetura dhe rekomandime lidhur me ofrimin e shërbimeve emergjente, me ç’rast shteti i Izraelit ka shprehur gatishmërinë për përkrahje në fushën e trajnimit dhe avancimit të stafit shëndetësor”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025