Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia i shoqëruar nga zv/ministrja Dafina Gexha – Bunjaku, pritën në takim Laurent Torche, Zëvendës Shef i Bashkëpunimit, në Ambasadën Zvicerane; Merita Stavileci Mustafa, Zyrtare e Lartë e Programit (Ambasada Zvicerane) dhe Fabian Cenko, Udhëheqës i Ekipit në Projektin e Shërbimeve të Integruara Shëndetësore.
Në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se gjatë këtij takimi u bisedua për projektin që ka për synim zhvillimin e një sistemi të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor në Kosovë që ofron kujdes cilësor, të përballueshëm dhe të integruar për pacientët me sëmundje jo ngjitëse.”
Gjithashtu, ministri Vitia tha se ky projekt do të jetë një ndihmesë e madhe për kornizat politike në nivel kombëtar, të cilat janë të favorshme për kujdesin e integruar që e ka në qendër pacientin. Ai u shpreh i kënaqur që ky projekt po jetësohet dhe kështu po zgjerohet bashkëpunimi nga niveli primar në atë sekondar me SDC, ndërsa tha se duhet të angazhohemi që qëndrueshmëria e këtij të projekti të jetë e garantuar për funksionimin e sistemit të shëndetësisë në të ardhmen.