“Vitet nuk zgjedhin” – De Bruyne në derën e Arabisë Saudite
Lexohet për: 1 min.
fwfq
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, ka arritur marrëveshje me Saudi Al-Ittihad për transferimin, raporton Daily Mail.

Belgu është lojtar i Citizen qe nga viti 2015, kur erdhi nga Wolfsburgu dhe ishte një lojtar kyç në skuadrën e Pep Guardiolës. Megjithatë, 33-vjeçari la të kuptohej një lëvizje në mbretërinë e Lindjes së Mesme në fillim të muajit për HLN-në belge.

“Kontrata ime zgjat edhe një vit, kështu që jam duke i shqyrtuar të gjitha opsionet. Djali im i madh është tetë vjeç dhe nuk di asgjë jashtë Anglisë. Ai vazhdon të pyesë se sa kohë do të luaj për Cityn. Kur të vijë koha, duhet të jem gati”, shpjegoi De Bruyne.

Ai shtoi se oferta e sauditëve është e vështirë të refuzohet.

“Në moshën time duhet të jesh i hapur për gjithçka. Po flasim për një shumë të pabesueshme parash për, me shumë mundësi, fundin e një karriere. Duhet të mendoni edhe për këtë. Do të fitoja shumë duke luajtur për dy vjet, para se të më duheshin 15”, nënvizoi De Bruyne.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024