Vishaj: Tre persona me grip të derrit dhe dy me COVID-19 po trajtohen në Infektivë
Lexohet për: 1 min.
96121654348168
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rastet me gripin sezonal kanë shkaktuar fluks të madh të pacientëve në institucionet shëndetësore në Kosovë.

Madje në vendin tonë janë duke u trajtuar dy raste me COVID-19 në Klinikën Infektive. Përveç kësaj sëmundje janë edhe raste tri raste të tjera me gripin e derrave.

Arben Vishaj, drejtori i Klinikës Infektive në QKUK ka konfirmuar për KosovaPress se në këtë Klinikë tani janë duke u trajtuar dy raste me COVID-19 dhe tre persona të tjerë me gripin e derrit. Sipas Vishajt, gjendja e tyre është stabile.

Ai ka thënë se gjatë ditës së nesërme do të japin më shumë detaje për këto raste.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025