Vihet gurthemeli i Klinikës së Hematonkologjisë e Nefrologjisë
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot kanë nisur punimet për ndërtimin e objektit të ri të Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë me hapësira moderne për pacientët, në vlerë  prej 4 milionë e 299 mijë e 23 eurosh. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se përmes këtij investimi do të sigurohen më shumë shërbime cilësore për qytetarët dhe së shpejti do të shtohet shërbimi i Plazmaferezes, derisa po vazhdon edhe angazhimi që të ofrohet shërbimi për biopsinë e veshkës. 

“Për herë të parë në Klinikën e re të Hematonkologjisë do të mundësohet transplantimi i palcës kockore te leukemitë akute, shërbim ky që deri më tani nuk është arritur të bëhet në Kosovë dhe pacientët tanë nuk do të kenë më nevojë që të kërkojnë trajtim jashtë vendit për transplantimin autolog të palcës kockore”, tha ai.  Drejtori i SHSKUK Elvir Azizi dhe drejtorët e këtyre dy klinikave morën pjesë në fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të ri të Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024