Viera merr drejtimin e skuadrës italiane
Sport
Lexohet për: 1 min.
1 orë më parë
Linku u kopjua

Genoa ka konfirmuar emërimin e legjendës së Arsenalit, Patrick Vieira si trajner të ri i tyre. Genoa tha se Vieira do të marrë drejtimin e seancës së tij të parë stërvitore të mërkurën pasdite pas nënshkrimit të kontratës së tij në selinë e klubit në Villa Rostan.

“Grifone” shkarkoi papritmas trajnerin e tyre, Alberto Gilardino , të martën, vetëm pesë ditë përpara një ndeshje kyçe të Serie A kundër rivalëve të drejtpërdrejtë Cagliari.

Një ish-reprezentues francez, Vieira e filloi karrierën e tij si trajner në Manchester City me Elite Development Squad dhe më pas kaloi në Neë York City FC të lidhur me City Group.

Ai gjithashtu ka drejtuar Crystal Palace në Premier League, plus Nice dhe Strasburg në Ligue 1 të Francës.

Vieira ka përvojë futbolli në Serie A, pasi ka luajtur për Milanin, Juventusin dhe Interin. Ai bëri 100 paraqitje në ligën më të mirë të Italisë dhe shënoi 11 gola.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024