Kryeqyteti i Austrisë, Viena është shpallur në një listë të fundit si qyteti më i mirë për të jetuar, teksa ndiqej nga afër nga Kopenhagen e Zurihu në listën e përvitshme të rrjetit liberal The Economist.
Lista dominohej nga qytetet evropiane dhe kanadeze që zinin nëntë nga dhjetë vendet e para të listës së njohur si ‘2022 Global Liveability Index’.
Lista e Economist rendiste 172 qytete sipas një serie faktorësh, sipas të cilëve ishin niveli i krimit, stabiliteti politik, infrastruktura, hapësirat e gjelbra apo kujdesi shëndetësor.
MailOnline bënte në katalog të qyteteve të zgjedhura duke llogaritur gjithashtu si kritere muzeumet e restorantet, arkitekturën dhe mikpritjen.
Tashmë qyteti ka rihapur muzeumet e restorantet e saj të cilat shoqërohen nga arkitektura perandorake dhe pallatet e shkëlqyera të kulturës e operas.
Edhe Kopenhagen është ngritur me 13 vende nga lista e vitit të kaluar me pikaverash të fortë për infrastrukturën, arsimin dhe stabilitetin, në pika totale prej 98.
Zurih renditej i treti në indeksin e qyteteve më të mira për të jetuar me një pikaverazh prej 96.3
Qyteti i masës së mesme është mjaft i pasur dhe autorët thonin se kjo ishte një prej arsyeve që ksite rezultuar mirë në sondazh.
Edhe këtu autorët dhanë pikët e tyre prej heqjes së kufizimeve drastike të pandemisë që kanë lejuar qytetarët të zhvillojnë aktivitetet e tyre të përditshme në mënyrë njerëzore e të natyrshme.
Kanada kishte tre qytete të përfaqësuara mes 10 vendet e para të listës së qyteteve më të mira dhe Vancouver është një prej tyre me pikaverazh 96.1.
Osaka në Japoni dhe Melbourne në Australi renditeshin së bashku në vendin e dhjetë.
Kryeqyteti i Francës Paris vinte i 19-ti, edhe ai në ngritje 23 vende nga viti i kaluar.
Ndërsa Londra ishte qyteti i 33-të në botë më i mirë për të jetuar ndërsa Barcelona e Madrid renditeshin respektivisht i 35të e 43-të.
Milano renditej numër 49, New York-u renditej 51, ndërsa Pekini në Kinë 71.