Vidhen arkat e bamirësisë, tri armë e stoli ari
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vidhen arkat e bamirësisë, tri armë e stoli ari
vjedhje kosove
02/03/2026 - 10:05
Linku u kopjua


Arkat e bamirësisë u vodhën gjatë ditës së dielë në dy objekte fetare në Lipjan. Policia nuk e ka dhënë kohën e saktë se kur kanë ndodhur këto raste kriminale, e as shumën e parave që gjendej në to, por vetëm ka konfirmuar se ka nisur hetimet, transmeton KosovaPress.


Njëjtë po hetohet edhe vjedhja e tri armëve të zjarrit që një personi iu vodhën, në të njëjtën ditë, brenda shtëpisë së tij në Podujevë. Sipas viktimës, armët që janë me leje përkatëse, kanë vlerë 2.150 euro.


Por, një vjedhje më e rëndë është raportuar në Pejë. Atje, një ankues ka informuar se dy persona të maskuar kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe, kishin vjedhur para të gatshme e stoli ari në vlerë të konsiderueshme. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të trajtohet nga ekipet relevante policore.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026