Video nga vila dhe banesa e terroristit Radojiçiq
Lexohet për: 3 min.
radojciq
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar video nga banesa dhe vila ekskluzive e terroristit Milan Radojiçiq.

Sveçla ka shkruar se sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund.

“Policia e Kosovës në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojevic i njohur me nofkën “Mami”. Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojçiq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë. Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist”, ka shkruar Sveçla.

https://kosovapress.com/admin/aksioni-i-policise-ne-veri-konfiskohen-dy-mercedesa-dhe-nje-katerciklete/

Përndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

“Radojiçiq nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, ka thënë Vuçiq, në një intervistë për TV Espanyol.

https://kosovapress.com/admin/policia-bastis-vilat-e-radojiciqit/

Në vitin 2018, Vuçiq pretendonte se nuk e njeh dhe se nuk ka biseduar me Radoiçiq kurrë. Pesë vjet më vonë e falënderoi për “ruajtjen e serbëve në Kosovë”. Më pas thotë se do të merret në pyetje nga drejtësia.

Radojçiq u pa së fundmi në Manastirin në veri të vendit, ku qëndruan terroristët, pas sulmit terroristë ku mbeti i vrarë një Policë i Kosovës. Një pjesë e terroristëve kanë arritur të largohen, ndër ta edhe Radojqiq, i cili ishte i plagosur dhe shërohej në Serbi.

https://kosovapress.com/admin/sulmi-terrorist-ne-banjske-policia-kryen-kontrolle-ne-pese-lokacione-ne-veri/

Ai kërkohet nga institucionet e Kosovës për shumë vepra terroriste e penale.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025