Vëzhguesit evropianë thonë se zgjedhjet komunale 2021 ishin të organizuara mirë
Lexohet për: 2 min.
Kurti Mandl
2 vite më parë
Linku u kopjua

Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë ka thënë se raporti për zgjedhjet komunale 2021 është pozitiv dhe se përbën raportin më pozitiv të misioneve evropiane për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Gjatë një takimi me kryeministrin Albin Kurti, kryevëzhguesi i misionit Lukas Mandl, tha se të gjeturat e raportit tregojnë se zgjedhjet komunale të vitit 2021 ishin të organizuara mirë, liritë themelore u respektuan gjatë fushatës dhe një numër i madh garuesish u ofruan votuesve një zgjedhje reale.

Ai po ashtu tha se raporti është pozitiv për Kosovën dhe se përbën raportin më pozitiv të misioneve të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Raporti po ashtu vlerëson se KQZ-ja i bëri përgatitjet për zgjedhje në mënyrë profesionale duke respektuar të gjitha afatet ligjore dhe gëzoi një nivel të lartë besimi nga të gjitha palët e interesuara dhe se pati një fushatë të decentralizuar dhe konkurruese.

Raporti thekson edhe një numër mangësish të cilat duhet të adresohen në reformën zgjedhore sikurse ato mbi financimin e partive politike, kualifikimin e kandidatëve dhe rregullat e fushatës, votimin e qytetarëve jashtë vendit, saktësinë e listave të votuesve dhe mangësi të tjera në mënyrë që aspekti rregullativ të jetë sa më i qartë e sa më demokratik.

Kryeministri Kurti shprehu falënderimin për misionin vëzhgues, duke theksuar nevojën për një raportim sa më të drejtë dhe përkushtimin për të shtyrë përpara procesin e reformave zgjedhore.?

Në takim mori pjesë edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Raporti i Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë do të prezantohet nesër në një konferencë për media duke filluar nga ora 13:00.

https://kosovapress.com/admin/me-3-shkurt-prezantohet-raporti-final-i-vezhguesve-evropiane-per-zgjedhjet-lokale-ne-kosove/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025