Vetura godet për vdekje këmbësoren në Prizren
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Vetura godet për vdekje këmbësoren në Prizren
4 ditë më parë
Linku u kopjua

Një 68-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e goditje nga një automjet në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë rajonale për Prizren, ka bërë të ditur për KosovaPress, se 68-vjeçarja ishte goditur në vendkalimin për këmbësor nga një me automjet, rreth orës 11:28.

“Ngasësi mashkull, 55-vjeçar me automjetin e tij nuk vëren këmbësoren, e cila ishte duke kaluar rrugën në vendkalimin e shënuar për këmbësorë dhe e godet me automjet. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja pëson lëndime trupore dhe dërgohet në qendrën emergjente të spitalit të Prizrenit, prej nga dërgohet për tretman të mëtejmë në QKUK në Prishtinë. Rreth orës 17:15 nëpërmjet telefonit nga QKUK Prishtinë, policia ka pranuar informatën se këmbësorja ka vdekur”, ka thënë Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi, ndërsa ngasësi i automjetit ndalohet për 48 orë.   

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025