Mark Rutte: NATO do të punojë me këdo që udhëheqë Kosovën
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Mark Rutte: NATO do të punojë me këdo që udhëheqë Kosovën
2 orë më parë
Linku u kopjua

Aleanca Veri-Atlantike pret që pas zgjedhjeve në Kosovë të ketë një qeveri stabile dhe se NATO-ja do të punojë me këdo që udhëheq me vendin.

Në një konferencë për media sot në Bruksel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se zgjedhjet kanë qenë demokratike dhe se pret që të formohet një qeverise stabile sa më shpejt që të jetë e mundur.

Konferenca e Rutte u mbajt në prag të takimit të ministrave të Mbrojtjes nesër në Bruksel, për të filluar përgatitjet për Samitin e NATO-s në Hagë në qershor.

Kujtojmë, më 9 shkurt në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e rregullta parlamentare, ku sipas rezultateve preliminare prin Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët-Ideal.

Albin Kurti ka thënë se Vetëvendosje do ta formojë në mënyrë të pavarur Qeverinë, teksa opozita ka përjashtuar mundësinë e hyrjes në ndonjë koalicion qeverisës.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025