Vetura bie në kanalin e Riminit të Italisë, vdes shoferi
Bota
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Një 53-vjeçar ka humbur jetën kur vetura me të cilën po e ngiste ka rënë në një kanal të portit Rimini sot në Itali. Sipas mediave lokale, dëshmitarët thanë se vetura ishte në lëvizje me shpejtësi të madhe duke rënë në pjesën e kanalit pa mbrojtje. Një peshkatar 42-vjeçar egjiptian, Hazem Zakzouk, u zhyt në përpjekje për të shpëtuar shoferin, por pa sukses. Viktima u nxor më pas nga zhytësit dhe u identifikua si një 53-vjeçar nga Rimini. Makina është nxjerrë në sipërfaqe në orën 14:15. Në vendngjarje kanë ndërhyrë përveç Brigadës së Zjarrfikëses, Roja Bregdetare, Guardia di Finanza, Karabinierët dhe Policia e Shtetit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024