Organizatat e dala nga lufta paralajmëruan protestë me datën 26 korrik, në ditën kur sipas tyre Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë seancë. Ata po e kundërshtojnë Ligjin për pagën minimale i cili nuk përfshinë këtë kategori. Lidhur me këtë, përfaqësuesit e veteranëve takuan presidenten Vjosa Osmani të cilës i kërkuan që të mos e dekretojë këtë ligj.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se nuk po përfillen nga Qeveria, e as nga Kuvendi.
“Veprimet tona nuk ndërlidhen me presidenten. Presidentja e ka për obligim ta kryejë si duhet punën e saj, sepse paraqet unitetin e popullit dhe nuk duhet të krijojë përçarje. Kundërshtimet tona vazhdojnë, ne veç e kemi të paralajmëruar me datën 26 protestën, atë ditë që mbahet seanca”, deklaroi Klinaku.
Edhe kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se kërkesë e tri organizatave është që të mbajnë protesta dhe të bllokojnë punën e Parlamentit.
Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.