Veteranët hedhin telefonat në oborrin e EULEX-it
Lexohet për: 2 min.
2
1 vit më parë
Linku u kopjua

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kundërshtuar aksionet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe EULEX-it të cilët kanë bastisur disa lokacione në Kosovë. Në shenjë proteste ata kanë gjuajtur telefonat në oborrin e EULEX-it në Fushë Kosovë.

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, tha se ZPS dhe EULEX janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve dhe dëshmorëve duke dërguar pa paralajmërim njerëz me maska.

“Që nga përfundimi i luftës së UÇK-së populli është përballur me shumë sfida e padrejtësi. UNMIKU kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë por akuzojë e gjykojë vetëm shqiptarë. EULEX-i kishte mandat gjykimin e krimeve të kryera në Kosovë por akuzojë e gjykojë vetëm shqiptarët. Dhomat e Specializuara të Kosovës gjykojnë vetëm shqiptarët, po jo krimet e kryera në Kosova por jo krimet dhe maskarat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve. Ato gjykojnë luftën tonë çlirimtare, gjykojnë vetëm UÇK duke e quajtur edhe ndërmarrje e përbashkët kriminale", tha Klinaku.

Ditë më parë hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, të asistuar nga EULEX-i, kanë kryer bastisje në banesën e dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu.

Bastisje janë kryer edhe në shtëpinë e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Behar Berisha.

Gjithashtu, telefoni u është konfiskuar ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, ish-të burgosurit politik, Nait Hasani, si dhe Arben Mustafës-vëllait të Salih Mustafës i cili është i dënuar në shkallë të parë nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024