Vetëm një pikë për Chelsean nga dueli me Bournemouthin
Sport
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Chelsea i Mauricion Pochettinos vazhdon të mos e gjejë rrugën e rezultateve më të mira të mundshme në këtë fillimt të edicionit të ri të Premier Ligës, përkundër milionave të shumta të shpenzuara gjatë afatit kalimtar veror.

Në kuadër të xhiros së pestë, “Blutë” janë ndalur ma barazim pa gola nga Bournemouthi, dukë bërë kështu që pas pesë xhirove të kenë mbledhur vetëm pesë pikë, raporton KosovaPress.

Chelsea ishte skuadër më e mirë gjatë gjithë 90 minutave në fushë, por dominimi i tyre nuk dha rezultatin e pritur.

Prandaj, me vetëm pesë pikë të mbledhura, skuadra londineze renditet në vendin e 14-të në tabelë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024