"Paqja, siguria dhe zhvillimi në Ballkanin Perëndimor", ishte tema e sesionit të dytë në konferencën e Lidershipit në Ballkan që po mbahet në Prishtinë.
Presidenti i Forumit për Studime Strategjike në Serbi, Neven Cvetiqanin ka folur për rolin e Ballkanit Perëndimor, duke potencuar se shtetet duhet të eskportojnë stabilitet.
Sipas tij, "Ballkani i Hapur", është diçka e dobishme për tregti dhe bashkëpunim. Ai ka përmendur edhe vazhdimin e dialogut dhe kompromiset që duhet të arrihen mes Kosovës dhe Serbisë.
"Për neve është me rëndësi vazhdimi i dialogut mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe veçmas është me rëndësi përmbushja e asaj që është përcaktuar me marrëveshjen Brukselit dhe Uashingtonit. Dhe bashkimit të komunave serbe dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe Kishës Ortodokse Serbe dhe të tërë trashëgimisë historike. Stabiliteti, bashkëpunimi, integrimi dhe kompromisi. Të gjitha çështjet dhe problemet tona nuk mund t'i zgjidhim nëse njëra palë dëshiron të fitojë të gjitha, tjetra të humb të gjithë. Vetëm kompromisi mund të jetë një zgjidhje afatgjate", ka shtuar ai.
Në lidhje me këtë, ajo shtoi se pa zgjidhje të mira nuk ka marrëveshje konkrete dhe as paqe e përparim ekonomik.
"Pas agresionit të Rusisë mbi Ukrainën, frikësohemi për sigurinë tonë, sepse nuk jemi as anëtar të BE-së, e as e paktit NATO, kështu që qeveria jonë bën gjithçka që është e mundur që në mënyrë të barabartë të përfshihet në të gjitha integrimet ekonomike, politike dhe ushtarake në mënyrë që të jemi kontribues në ruajtjen e paqes dhe për zhvillim të shpejtë”, ka shtuar ajo.
"Të gjithë ne popullata e Ballkanit Perëndimor kemi pranuar modelin e demokracisë liberale, por fundi i historisë nuk ka ndodhur në vendet tona. Armiqësia nuk është ndërprerë dhe fitohet përshtypja që ende jemi duke përjetuar në vitin 1989 dhe lufta e ftohtë ende po vazhdon me rendin e ri të Ballkanit Perëndimor. Është bërë e qartë që të gjithë ne, që demokracia liberale dhe liria e tregut sipas të cilës Ballkani Perëndimor, janë kthyer në ëndrra utopike", ka theksuar ai.
Në konferencën e Federatës Universale të Paqes, ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petroviq tha se kriza më e re dhe sulmi mbi Ukrainën, tregon që Evropa duhet të jetë e gatshme që të investojë në siguri afatgjate.
Sipas tij, liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen bashkë që të zgjidhin problemet, duke lënë anash interesat personal e partiak.
"Para disa dite në Oher i pamë disa liderë të Ballkanit, kemi parë edhe për herë të parë një thirrje që i është dërguar Kosovës nga Serbia për një lloj bashkëpunimi. Pra, ka bërë një ofertë për shitjen e thëngjillit. Unë nuk dua të vlerësoj nëse duhet apo jo, këto gjëra pas një kohe të gjatë, ku përfitime dhe dobi do të kishin të gjithë. Janë parametrat e duhur për fillimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo dhe iniciativa të tilla duhet të përshëndeten dhe janë inkurajuese", ka shtuar ai.
Kjo konferencë po bën bashkë udhëheqës të shquar nga vendet e Ballkanit, institucionet rajonale dhe vendet evropiane.
Kjo konferencë organizohet nga Federata Universale e Paqes (UPF), në partneritet me Agjencinë e Lajmeve KosovaPress, Washington Times Foundation, Shoqatën Ndërkombëtare të Mediave për Paqe (IMAP), dhe Shoqatën Ndërkombëtare të Rinisë dhe Studentëve për Paqe (IAYSP).