Vetëm 17 vaksina anti-COVID brenda 24 orëve
Lexohet për: 1 min.
Rinis Vaksinimi ne Sallen 1 tetori 05.05.2021 (20 of 28) (4)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Numri i personave që po vaksinohen me dozën e katër vazhdon të jetë i vogël. Që nga lejimi i kësaj doze janë dhënë mbi 1700 doza, e vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 17.

Ndërkohë, dje ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi ka miratuar rekomandimin e Komitetit për imunizimin e popullatës me vaksinën kundër COVID-19, sipas të cilit vendim lejohet vaksinimi me dozën e katërt për të gjithë personat e grup-moshës mbi 50 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë), personat me sëmundje kronike dhe imunitet të dobësuar të moshës mbi 5 vjeçare (të paktën 4 muaj pas marrjes së dozës së tretë), si dhe për profesionistët shëndetësorë, pa dallim moshe.

E në raportin e fundit të MSh-së, janë 67 persona që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Kurse, rastet aktive janë 885.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025