Vetëdorëzohet në polici njëri nga të dyshuarit për vrasjen e sotme në Gjakovë
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vetëdorëzohet në polici njëri nga të dyshuarit për vrasjen e sotme në Gjakovë
Foto Ilustruese
Një person i dyshuar për rastin e vrasjes në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici, disa orë pas ngjarjes tragjike që ndodhi në orët e hershme të së martës.
Sipas njoftimit të policisë, personi me inicialet Q.S. është paraqitur në stacion, rreth orës 9 e 45minuta. Me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë.
Ngjarja për të cilën u vetëdorëzua ai dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 2 e 20 minuta, në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, pas një mosmarrëveshjeje mes viktimës dhe të dyshuarve, ku viktima është sulmuar me mjet të mprehtë.
I lënduari fillimisht është dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, e më pas është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë, bën me dije policia, përcjellë KosovaPress.
Policia bën të ditur se, përveç të dyshuarit që është vetëdorëzuar, është identifikuar edhe një person tjetër i dyshuar lidhur me këtë rast.
Rasti, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është cilësuar si “Vrasje”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Policia thekson se veprimet operative dhe hetimore po zhvillohen në koordinim të plotë me organet e drejtësisë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.