Vërshimet në Malishevë, aktualisht gjendja e qetësuar
Lexohet për: 3 min.
malisheve-vershimet-231122
2 vite më parë
Linku u kopjua

Reshjet e shiut që kanë filluar nga e shtuna kanë bërë që të shkaktojnë vërshime në disa komuna, por në Komunën e Malishevës nuk kanë shkaktuar probleme të mëdha.

Zëdhënësi i kësaj komune, Valmir Gashi tha për KosovaPress se vërshimet kanë qenë të theksuara gjatë vikendit, sipas tij të tejkalueshme.

"Edhe Komuna e Malishevës ka qenë e prekur për shkak të vërshimeve që kanë qenë më të theksuara gjatë vikendit që lamë pas... Marrë në tërësi nuk është se ka qenë ndonjë problematikë shumë e madhe, me përjashtim të disa akseve rrugore, kryesisht ura që në momentin kur ka pas shumë vërshime edhe janë bllokuar për disa orë për qarkullimin e makinave", tha Gashi.

Ai shtoi se komuna ka qenë e gatshme t'i ofrojë qytetarëve ndihmë në çdo kohë.

"Aktualisht në Komunën e Malishevës nuk e kemi asnjë aks rrugor që është i bllokuar. Gjatë ditës së djeshme kryetari i komunës bashkë me një pjesë të qeverisjes komunale kanë qenë në terren për të parë këto akse rrugore të cilat i ka dëmtuar situata me vërshime...Vullneti dhe iniciativa e kryetarit që në momentin kur janë shfaqur vërshimet ka qenë e mobilizuar që me drejtoritë përkatëse të qëndrojë afër qytetarëve, bizneseve përmes kompanive që i ka të kontraktuara komuna, kemi bërë ndërhyrje të menjëhershme që të ndihmohen kushdo që ka nevojë", tha Gashi.

Sa i përket dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, Gashi tha se komisioni komunal është në terren duke i vlerësuar ato. Sipas tij dëmet janë kryesisht në zonat rurale.

"Është herët të flitet për nivelin e dëmeve që kanë shkaktuar këto vërshime, mirëpo komisioni komunal qe përfshihet pothuajse për secilën drejtori, tashmë janë në terren duke marrë informacione në mënyrë qe te dihet më saktësisht vlera e dëmeve kompensohen...Dëmet janë më shume në zonat rurale, pjesët e bujqësisë kryesisht bizneset apo veprimtaritë e fermerëve që janë", tha ai.

Më tej, ai tha se projektet e reja që janë duke u adresuar nga qeverisja Kastrati kanë dhënë efektin e saj që qendra e qytetit nuk ka qenë e bllokuar nëse e krahasohet më të kaluarën, në të cilën ka pasur probleme gjatë vërshimeve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025