Vërshimet godasin Jemenin
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Shira të dendura kanë goditur sot kryeqytetin jemenas Sana duke shkaktuar probleme në qarkullimin e njerëzve për shkak të rrugëve me infrastrukturës së pamjaftueshme. Qendra Kombëtare e Meteorologjisë të dielën paralajmëroi qytetarët të shmangin zonat me rrezikshmëri. Ajo po ashtu paralajmëroi shoferët në rrugët malore për shikueshmëri të ulët horizontale për shkak të shiut ose reve të ulëta dhe formimit të mjegullës dhe këshilloi që të mos kalojnë urat tokësore gjatë rrjedhës së përrenjve. Në prill 2024, reshjet e dendura të shiut ndikuan rëndë shtetet në Gjirin Persik, duke shkaktuar përmbytje në të gjithë rajonin, me Omanin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që u prekën veçanërisht, duke rezultuar në vdekjen e të paktën 33 personave. Bahrejni, Katari dhe Arabia Saudite gjithashtu pësuan reshje të mëdha shiu dhe përmbytje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024