Pavarësisht vërejtjeve që kryeministri Albin Kurti ka thënë se i ka dorëzuar Bashkimit Evropian për draft-statutin e Asociacioni, ka pak shpresë se i njëjti mund të ndryshojë në versionin final. Partitë opozitare dhe njohësit e procesit të dialogut, thonë që drafti i propozuar nga euro-amerikanët ka shqetësime serioze, pasi sipas tyre, janë disa nene që Asociacionit e bëjnë me një super strukturë ekzekutive.
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, thotë për KosovaPress, se statuti i Asociacionit do të duhej të bëhej nga pala kosovare, pasi kjo është një çështje e brendshme e Kosovës.
Kritik për këtë draft-statut të Asociacionit është edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.
Ai thekson për KosovaPress, se kryeministri Albin Kurti nuk duhet ta pranojë një dokument të tillë.
Emisarët euro-amerikanë më 21 tetor, kanë dorëzuar Qeverisë se Kosovës një draft-statut të Asociacionit.
Megjithëse nga kryeministri Kurti i njëjti është konsideruar më i avancuar, i njëjti ka dorëzuar vërejtjet e tij për këtë draft, mirëpo për të cilat ende nuk ka marrë përgjigje nga Bashkimi Evropian.