Vepra arti e kriptovaluta, kjo është pasuria e Memli Krasniqit
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë deklarimin e tij të pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Krasniqi ka deklaruar se posedon një banesë e cila është në emër të tij, vlera e të cilës është rreth 120 mijë euro dhe një shtëpi për të cilën ka thënë se është e përbashkët me familjarët.

Te pasuria e paluajtshme, ai ka deklaruar deri në vlerën 18 mijë euro se ka disa vepra arti dhe libra.

Po ashtu, Krasniqi ka deklaruar se bashkëshortja e tij posedon një veturë në vlerë rreth 21 mijë euro.

Kreu i PDK-së, ka deklaruar edhe posedimin një numri të konsiderueshëm të kriptovalutave të tilla si: Bitcoin, Ether, Binance Coin, Ether Classic.

Para të gatshme në bankë ka 3 mijë e 394 euro, me prejardhje nga paga. Bashkëshortja e tij ka mbi 32 mijë euro nga "paga, shpërblimi dhe trashëgimia", sipas regjistrit.

Në të ardhurat vjetore, Krasniqi ka deklaruar pagë vjetore prej 19 mijë e 295 eurosh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024