Vendosja e kamerave nga bizneset, kërkohet mbrojtja e të dhënave personale
Lexohet për: 2 min.
643643643
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Agjencia për Informim dhe Privatësi, në kuadër të mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve, përkatësisht mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kërkon nga bizneset ndërmarrjen e veprimeve për të garantuar përputhje me obligimet ligjore.

Bizneset që përdorin kamera për vëzhgim duhet fillimisht të bëjnë vlerësimin se është e nevojshme vendosja e tyre dhe i njëjti veprim nuk mund të arrihet me mjete tjera si për shembull duke vendosur një ndriçim më të madh.

Po ashtu bizneset duhet të marrin vendim për instalimin e sistemit të vëzhgimit me kamerë ku do të përshkruajnë qëllimin e vendosjes, numrin e kamerave, të caktojnë personin përgjegjës dhe kohëzgjatjen e ruajtjes së regjistrimeve.

Agjencia për Informim dhe Privatësi thotë se sipas ligjit parashihet që kohëzgjatja e ruajtjes së këtyre regjistrimeve të jetë më së shumti një muaj, përveç nëse kërkohen ndryshe për qëllime legjitime.

Bizneset duhet të informojnë personat e mbikëqyrur: të vendosin njoftime të dukshme që informojnë individët se zona është nën vëzhgim, të përcaktojnë qëllimin dhe legjitimitetin: të sigurojnë që përdorimi i kamerave të jetë për qëllime të ligjshme dhe të përcaktuara qartë, si përmirësimi i sigurisë dhe parandalimi i krimeve.

Po ashtu bizneset duhet të njoftojnë në mënyrë të duhur me shkrim të punësuarit lidhur me sistemin e vëzhgimit me kamerë dhe me të drejtat e tyre, të mbrojnë të dhënat personale: të sigurojnë që të dhënat e mbledhura nga kamerat janë të mbrojtura nga qasja e paautorizuara dhe të përpunohen në mënyrë të ligjshme.

Agjencia kërkon nga bizneset që të ndërmarrin veprime për vendosjen e këtyre masave që janë esenciale për të siguruar që bizneset të respektojnë të drejtat e privatësisë së individëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe të përmirësojnë sigurinë e tyre.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024