Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka njoftuar se në mbledhjen e mbajtur sot, ka ndërmarrë veprimet ligjore për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës dhe atë për periudhën kohore nga 06 shkurt 2012 deri më 20 tetor 2017.
Me anë një komunikate për media, bëhet e ditur se Bordi i ZRRE-së sipas aktgjykimit të Gjykatës, ka vendosur që të obligojë Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të kompensojë vetëm konsumatorët të cilët vërtetohet se kanë qenë aktivë dhe kanë kryer detyrimet e pagesave për periudhën nga data 06 shkurt 2012 deri më datën 20 tetor 2017.